Arsenali, Chelsea e Interi, në garë për Benzeman
Karim Benzema dëshiron të largohet nga Arabia Saudite pas vetëm disa muajsh të kaluar në Lindjen e Mesme.
Sulmuesi francez nuk po ndihet rehat në Al-Ittihad dhe ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të rikthehet në futbollin evropian.
Futbollisti me prejardhje algjeriane po kërkohet nga disa klube të njohura, shkruan “Team Talk”, përcjell “Express”.
Më saktësisht, veteranin e sulmit në Premierligë e duan Arsenali dhe Chelsea, ndërsa ditë më parë u fol edhe për Manchester Unitedin, por që “Djajtë e Kuq” duket se janë tërhequr tashmë.
E mediat italiane raportojnë se në garë për ish-futbollistin e Olympique Lyonit dhe Real Madridit është futur edhe Interi.
Pra, ish-përfaqësuesi francez mund të përfundojë në Premierligë ose në Serie A.