Arsenal u kthehet fitoreve, mund Wolves

Arsenal u kthehet fitoreve, mund Wolves

Arsenali i është kthyer fitoreve në Premier League.

‘Topçinjtë’ triumfuan në udhëtim ndaj Wolves, me rezultat 0-2, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit angleze.

Skuadra e Mikel Artetës bëri paraqitje më të mirë në duel me Wolves, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.

Trossard (45’), kalojë Arsenalin në epërsi prej 0-1, derisa Odegaard (90+5’), i dha goditjen e fundit nikoqirëve duke dyfishuar avantazhin e skuadrës mike prej 0-2.

Pas kësaj fitore, Arsenali rikthehet në krye të tabelës me 74 pikë, një më shumë së Man City, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak. Kurse, Wolves ndodhet e 11-ta me 43 sosh.

Share This