Arsenal refuzon ofertën e Chelseas për Smith-Rowe

Arsenal refuzon ofertën e Chelseas për Smith-Rowe

Arsenal thuhet se ka refuzuar ofertën e Chelseas për mesfushorin sulmues Emile Smith-Rowe.

Anglezi është përdorur shumë pak nga Arteta, prandaj është i hapur për një sfidë tjetër larg “Emirates”.

Sipas “The Mail”, Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare për Smith Rowe por që ështe refuzuar nga Arsenal.

Oferta e “Bluve” thuhet të ketë qenë prej 35 milionë funte, vlerë që nuk e ka bindur klubin londinez.

Ndërkohë, Smith Rowe është i hapur për t’iu bashkuar Chelseas pavarësisht se ishte pjesë e Arsenalit që nga akademia.

Share This