Arsenal-Porto, Arteta: E dimë se çfarë të bëjmë

Arsenal-Porto, Arteta: E dimë se çfarë të bëjmë

Arsenal-Porto, fillon numërimi mbrapsht. Të martën, më 12 mars, në orën 21:00, skuadrat zbresin në “Emirates Stadium” për ndeshjen e dytë të fazës së 16-shes të Ligës së Kampionëve.

Gjithçka do të nisë nga 1-0 në favor të portugezëve në ndeshjen e parë.

Trajneri i Arsenalit, Arteta u bën thirrje tifozëve të Topçinjve: “Mendoj se ndikimi që ata mund të kenë nesër është i jashtëzakonshëm. Ne kemi nevojë për atë zhurmë dhe ata të luajnë çdo top me ne. Ne gjithashtu kemi nevojë për atë kontroll emocional për të kuptuar se ndeshja mund të kalojë nëpër faza të caktuara dhe ne duhet të jemi vërtet të zgjuar për të shtyrë në momentet e duhura për të marrë atë që duam. Është një mundësi e bukur për të përjetuar këto net. Ne duam të dalim dhe të luajmë! Kjo është ndjenja që kemi. Të jesh pjesë e këtij klubi dhe të argëtohemi duke luajtur në këto lloj ndeshjesh është një gëzim. Nesër do të jetë një mbrëmje fantastike”.

Arteta për Porton: “Çdo javë, secili kundërshtar ka pikat e tij të forta dhe të dobëta, mënyrën se si i afrohet lojës. Tani i njohim pak më mirë. Kemi luajtur shumë herë ndeshje të këtij lloji në Premier League, kemi luajtur një dy ditë më parë. Ne do të fokusohemi vetëm të jemi vetvetja dhe do të bëjmë më shumë gjëra që mund t’i kontrollojmë më mirë se disa javë më parë. Duhet të jemi të guximshëm, të kemi guximin t’i bëjmë gjërat të ndodhin. Ju nuk mund të prisni në këto situata, ju duhet të shkoni dhe t’i bëni gjërat të ndodhin dhe kjo do të jetë qasja nesër”.

Share This