
Arsenal mund Newcastle-n, siguron vendin e dytë në Premier League
Arsenali ka shënuar një fitore të rëndësishme në javën e 37-të të Premier League, duke mposhtur Newcastle United me rezultatin minimal 1-0 në “Emirates Stadium”, në një ndeshje të ‘luftuar’ dhe plot intensitet.
Pjesëloja e parë e kësaj sfidë u karakterizua nga raste të shumta për të dyja skuadrat.
Valentino Livramento rrezikoi portën e Arsenalit në minutën e 11-të, por reagimi i vendasve erdhi menjëherë me tentativa të Leandro Trossard (13’) dhe Thomas Partey (14’), të cilat nuk u konkretizuan.
Edhe Newcastle pati rastet e veta me Harvey Barnes (16’) dhe Dan Burn (17’), por mungoi saktësia në finalizim dhe pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.
Në fraksionin e dytë, ‘Topçinjtë’ rritën presionin dhe arritën të zhbllokojë rezultatin. Ishte mesfushori Declan Rice ai që shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 55-të, duke i dhënë epërsinë Arsenalit.
Ben White ishte pranë golit të dytë për Arsenalin, ndërsa Barnes shpërdoroi një rast të artë për të barazuar për skuadrën e Eddie Howe.
Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 71 pikëve dhe siguron vendin e dytë në Premier League, kurse, Newcastle mbetet në vendin e tretë me 66 pikë dhe mbetet në garë për siguruar një vend në Ligën e Kampionëve në javën e fundit të këtij sezoni.