Arsenal mposht Man City-n në kryederbin anglez

Arsenal mposht Man City-n në kryederbin anglez

Arsenali ka triumfuar në derbin e madh anglez të këtij vikendi, duke mposhtur Manchester City-n, me rezultat minimal 1-0, të dielën në “Emiratës”.

Dueli mes këtyre dy gjigantëve angleze, ka prodhuar një sfidë interesante, edhe pse u shënuan vetëm një gol.

Pjesa e parë pavarësisht disa rasteve të krijuara nga të dy skuadrat, është mbyllu pa gola.

Lojë dinamike është luajtur edhe në fraksionin e dytë, me aksione dhe raste të mira nga të dy skuadrat.

Ishte Martinell (86’) që gjeti rrugën e golit pasi goditja e tij u deviju nga Ake, duke ia siguruar tri pikë të mëdha skuadrës së Mikel Artetës në garën për kreun e tabelës.

Pas kësaj fitore, Arsenal renditet e treta me 18 pikë, dy me pak se kryesuesi Tottenham, kurse, Man City është e dyta me 19 sosh.

Share This