Arsenal mposht Brightonin, merr përkohësisht kreun e Premierligës
Arsenal ka triumfuar bindshëm në shtëpi ndaj Brightonit, në sfidën e xhiros së 17-të në Premierligë.
Skuadra e Mikel Artetas dominoi nga minuta e parë, për të fituar në fund me rezultat 2:0.
Edhe pse pritej që Brighton t’i shkaktonte probleme, Arsenal ishte shumë herë më e mirë duke pasur raste të njëpasnjëshme, ani pse vetëm dy prej tyre ia dolën t’i finalizojnë.
Arsenal rrezikoi qysh në fillim, me Gabriel Jesus dhe Bukayo Saka mirëpo nuk arritën ta mposhtin portierin Bart Verbruggen, i cili bëri pritje fantastike.
Zhvillohej minuta e 53-të, ku Gabriel Jesus theu mbrojtjen mysafire duke shënuar nga afërsia me kokë (53’).
Arsenal vazhdoi të tentojë, me Martin Odegaard që lëshoi një gjuajtje “raketë”, por Verbruggen me një pritje fantastike ia mohoi sërish golin.
Megjithatë, fitoren e vulosi mesfushori Kai Havertz ku pas një aksioni fantastik, mori një pasim nga Eddie Nkeitah dhe nuk dështoi përballë portierit (87’), shkruan nacionale.
Arsenal tani merr kreun e Premierligës me 39 pikë, mirëpo mund të rikthehet në vendin e dytë nëse Liverpool shënon ndaj Man Unitedit derisa Brighton bie në vendin e nëntë me 26 sosh.