Arsenal merr fitore me mund ndaj Leicister

Arsenal merr fitore me mund ndaj Leicister

Arsenal ka arritur fitore ndaj Leicister vetëm në kohën shtesë në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtë të Premier League.  

Takimi i zhvilluar në “Emirates” është mbyllur me rezultat 4-2.

Vendasit e kanë gjetur avantazhin në minutën e njëzetë, kur një pasim i saktë nga Timber është shfrytëzuar nga Martinelli, i cili ka shënuar golin e tij të parë të sezonit.

Para përfundimit të pjesës së parë, Arsenal e ka dyfishuar epërsinë, me Trossard që ka realizuar pas një pasimi nga Martinelli.

Leicester e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë dhe në minutën e dyzet e shtatë, Justin ka shënuar me kokë, duke ngushtuar rezultatin. Vetë Justin ka barazuar gjithashtu në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, kur ka realizuar me një volej të bukur pas një asistimi nga Ndidi, duke ngritur në këmbë tifozët mysafirë.

Arsenal është detyruar ta kërkojë golin e fitores, veçanërisht duke marrë parasysh se Manchester City kishte humbur pikë më herët gjatë ditës. Megjithatë, portieri i Leicesterit,Hermansen, ka vazhduar të bëjë pritje vendimtare ndaj Havertz dhe Trossard, duke mbajtur ekipin e tij në lojë. Por, në minutën e katërt të kohës shtesë, Trossard ia ka arriur të shënojë një gol vendimtar.

Për t’i vënë vulën ndeshjes, Havertz ka realizuar një gol tjetër, duke e çuar Arsenalin në të njëjtin nivel pikësh me Manchester City në krye të tabelës së Premier League.

Share This