Arsenal-i shkund Sheffield United-in, ‘kërcënon’ Liverpool-in dhe City-n
Arsenali nuk e ka ndërmend të heq dorë nga gara për kreun e tabelës.
“Topçinjtë” deklasuan në udhëtim Sheffield United, duke e mposhtur bindshëm prej 0-6, të hënën në kuadër të Premier League-s.
Futbollistët e Arsenalit gjatë terë lojës ishin ekip superior në duel me Sheffield Unitedin, dhe në bazë të lojës së shfaqur, londinezët kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola.
Odegaard (5’), Bogle (13’, autogol), Martinelli (15’), Havretz (25’), Rice (39’) dhe Wihte (58’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Mikel Aretës, e cila tani ka 61 pikë, vetëm dy pikë më shumë se kryesuesi Liverpool dhe një pikë larg vendit të dytë, Man City, kurse, Sheffield United është e fundit me vetëm 13 sosh.