Arsenal dhe Liverpool në garë për yllin e Wolves
Dy klubet e mëdha angleze, Arsenali dhe Liverpool janë në garë për sulmuesin e Wolves, Pedro Neto.
Të dy gjigantët e Premier League-s janë duke kërkuar një sulmues të ri.
Neto sipas medieve britanike, është objektiv i “Topçinjve” dhe ‘The Reds’.
Portugezi është duke punuar intensivisht që të rigjej sa më shpejtë formë e tij më të mirë pas një mungese të gjatë për shkak të një lëndimi.
Neto ka shënuar tri gola dhe ka bërë nëntë asistime në 18 ndeshje të këtij sezoni me Wolves.
Arsenali dhe Liverpooli, siç raportohet, do të provojnë që gjatë verës që po vjen të blejnë Neto-n.