Arsenal-Bayern Munich, publikohen formacionet zyrtare

Arsenal-Bayern Munich, publikohen formacionet zyrtare

Kanë padyshim një ndër pretendët për trofeun, si rival, por kanë mundësinë më të mirë, për t’i zënë ngushtë, në momentin e tyre më të keq.

“Topçinjtë” e Arsenal kërkojnë një fitore të madhe, mbrëmjen e kësaj të marte, teksa kundër do të kenë “Bavarezët” e Bayern Munich, me sfidën e parë çerekfinale, mes këtyre dy skuadrave, që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, të Londrës.

Sa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Mikel Arteta, nuk ka ndryshuar asgjë nga e zakonshmja, me portën që do të mbrohet nga spanjolli, David Raya. Në krahët e mbrojtjes janë Kiwior e Ben White, me qendrën që mbulohet nga braziliani, Gabriel e “shtatlarti” francez, William Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Odegaard-Jorginho-Declan Rice, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga “3 Fantastikët”, Bukay Saka, Kai Havertz e Gabriel Martinelli.

Në krahun tjetër, tekniku Thomas Tuchel, i cili besohet të ketë mundësinë e tij të fundit, për të shkëlqyer në stolin e “Bavarezëve”, i ka rreshtuar këta të fundit, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Manuel Neuer. Në krahët e mbrojtjes janë Alphonso Davies e Joshua Kimmich, me qendrën që mbulohet nga De Ligt e Dier.

Para tyre pozicionohen Konrad Laimer e Leon Goretzka, ndërsa reparti ofensiv fillon me treshen Gnabry-Musiala-Sane dhe përfundon me “bomberin” anglez, Harry Kane.

Share This