Arritja e armëpushimit- Izraeli paralajmëron libanezët e zhvendosur: Mos u ktheni në shtëpi
Pak pas arritjes së armëpushimit, Izraeli ka paralajmëruar libanezët e zhvendosur që të mos kthehen në shtëpitë e tyre në Libanin jugor.
Megjithëse armëpushimi 60-ditor i rënë dakord nga Izraeli dhe Libani përcakton që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duhet të tërhiqen plotësisht nga Libani jugor, kthimi i trupave në Izrael nuk do të bëhet menjëherë .
“IDF mbetet e dislokuar në pozicionet e saj brenda Libanit jugor. Ju ndalohet të shkoni drejt fshatrave që IDF ka urdhëruar të evakuohen ose drejt forcave të IDF në zonë“, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe Avichay Adraee në X të mërkurën.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të martën se forcat izraelite duhet të tërhiqen nga Libani brenda 60 ditëve sipas kushteve të marrëveshjes. Gjatë kësaj kohe, luftëtarët e Hezbollahut gjithashtu pritet të tërhiqen 40 kilometra (25 milje) nga kufiri Izrael-Liban. /rtsh/