Arrin bari sintetik për kompleksin sportiv në Rahovec

Arrin bari sintetik për kompleksin sportiv në Rahovec

Punimet në Kompleksin Sportiv po vazhdojnë me intensitet, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dërguar barin sintetik për fushën e futbollit, dhe pritet të fillojnë punimet për rregullimin e saj.

“Ky investim do të ofrojë një hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe do të përmirësojë kushtet për lojtarët, duke nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në sport. Pra, ky është një hap i madh për sportin dhe rekreacionin në komunën tonë”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Share This