
Arrihet marrëveshja, Theo Hernandez te klubi i madh arab
AC Milan raportohet se është shumë pranë përmbylljes së marrëveshjes për shitjen e Theo Hernandez te gjigantët sauditë të Al Hilal, transferim ky që pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.
Sipas “MilanNews”, burime pranë lojtarit kanë bërë të ditur se mbrojtësi francez është i gatshëm të pranojë ofertën shumë të majme të klubit të drejtuar nga Simone Inzaghi.
Oferta e Al Hilal përfshin një pagë marramendëse prej afro 20 milionë euro në sezon, e cila ka qenë vendimtare në vendimin e Theos për të lënë kuqezinjtë pas gjashtë vitesh të suksesshme në Milano.
Theo, i cili tashmë e ka informuar zyrtarisht klubin për vendimin e tij, ka zhvilluar dje një vizitë të shkurtër në Milano për të takuar përfaqësuesit e Al Hilal, ndërsa aktualisht po finalizohen detajet ekonomike dhe kontraktuale të marrëveshjes.
Al Hilal pritet të paguajë rreth 30 milionë euro, përfshirë bonuset, për kartonin e lojtarit 26-vjeçar, duke e përmbyllur kështu një nga operacionet më të mëdha të afatit kalimtar tw kësaj verw për Milanin.
Pas gjashtë vitesh të suksesshme me fanellën kuqezi, aventura e Theo Hernandez në “San Siro” është pranë fundit, me një kapitull të ri që e pret në Lindjen e Mesme.