Arrihet marrëveshja, Silva bëhet me klub te ri

Arrihet marrëveshja, Silva bëhet me klub te ri

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e tij të ri.

Silva pak ditë më parë njoftoi se do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Sipas medieve të huaja, braziliani do të rikthehet në vendlindje.

Ai thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me ish-klubin e tij, Fluminense.

39-vjeçari klubit brazilian do t’i bashkohet në verë. Silva pas 15 vitesh rikthehet tek klubi i tij, Fluminensen.

Kujtojmë se mbrojtësi brazilian ka bërë karrierë te Milani, PSG dhe aktualisht është pjesë e Chelsea-s.

Share This