
Arrihet marrëveshja për verifikimin e mandateve
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në takimin konsultativ të sotëm është rënë dakord me të gjitha partitë që të votohet unanimisht raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.
Përfaqësuesit e të gjitha partive janë pajtuar për të dalë nga “kriza” e bllokimit të institucioneve.
Pas takimit konsultativ, partitë kanë rënë dakord për ta aturizuar edhe njëherë komisioni për verifikimin e mandateve, dhe se ai vendim do të votohet unanimisht.
Kanë bërë të ditur Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila pas mbajtjes së mbledhjes.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në takimin konsultativ të sotëm është rënë dakord me të gjitha partitë që të votohet unanimisht raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.
“Deputetët e kanë obligim të votojnë për verifikimin e mandateve të tyre. Ramë dakord se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të votojmë unanimisht”, ka thënë Haxhiu.
E Mimoza Kusari-Lila ka shpjeguar se si do të shkojë seanca. Pritet që fillimisht të votohet për t’i dhënë autorizim të njëjtit Komision ta bëjë edhe një raport për verifikim të mandateve.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot me fillim nga ora 12:00. Dehari e udhëheq seancën si deputeti më i vjetër në moshë.
Seanca e parë konstituive u mbajt më 15 prill, por nuk përfundoi me sukses për shkak të mospajtimeve lidhur me raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve. Në të njëjtën mënyrë dështoi edhe seanca e dytë, e mbajtur më 17 prill, duke i shtyrë edhe më tej procedurat e nisjes së punës së Kuvendit të ri.