Arrihet marrëveshja, Osimhen rinovon kontratën me Napolin
Sulmuesi nigerian Victor Osimhen zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Napolin.
Ylli nigerian, i cili kërkohej nga top-klubet evropiane, tashmë ka firmosur kontratën e re me kampionët në fuqi të Italisë.
Presidenti i klubit “napolitanë’ Aurelio De Laurentiis, përmes rrjeteve sociale, ka konfirmuar rinovimin e kontratës me Osimhen të vlefshme deri në vitin 2026.
Në kontratën e re thuhet se ka edhe një klauzolë largimi prej 130 milionë eurosh.
Osimhen është lojtari kryesor tek Napoli, madje, ai ishte me meritori që Napoli sezonin e kaluar fitojë titullin e kampionit.