Arrihet marrëveshja, Kean i bashkohet gjigantit spanjoll
Sulmuesi Moise Kean të paktën për gjashtë muaj e ardhshëm, do të vesh fanellën e klubit të madh spanjoll, Atletico Madrid.
Madrilenët sipas medieve spanjolle, tashmë kanë arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin gjashtë mujor të Kean.
Megjithatë, përpara se të zyrtarizojnë blerjen e Kean, “Colchoneros” do të duhet të shesin një sulmues, me Correa apo Depay që janë të destinuar të largohen nga Madridi, me shumë mundësi drejt Arabisë Saudite.
Kean ka pasur pak minutazh në lojë këtë sezon të garave tek juventinët, andaj lojtari shpreson së në skuadrën e Diego Siemones do të luajë më shumë dhe do ta rigjejë formën e tij më të mirë.
Kean, i cili ka një kontratë me Juve deri më 30 qershor 2025, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, pritet të zbresë në kryeqytetin spanjoll në këtë fundjavë.