Arrihet marrëveshja, Kean drejt La Ligas
Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Atletico Madridi është duke punuar për ta transferuar një sulmues të ri në skuadër.
Në rast se Atletico shet Angel Correan te Al Ittihad, atëherë gjiganti spanjoll është i detyruar t’i hyjë merkatos dhe të gjejë një sulmues, raporton KP.
Sipas Romanos, Atletico ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e Moise Kean, në të cilën janë të përfshira disa shuma të cilat kanë mbetur që të diskutohen.
Marrëveshja e Kean varet nga transferimi i Angel Correas te Al Ittihadi.