Arrihet marrëveshja, Bayern bëhet me trajner të ri
Menaxheri i Burnleyt, Vincent Kompany, është pajtuar për një marrëveshje në parim për t’u bërë trajneri i ri i Bayern Munichut.
Klubi gjerman iu vu prapa Kompanys pas një sërë refuzimesh nga trajnerë tjerë pas largimit të Thomas Tuchel, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mësohet se Kompany është pajtuar të qëndrojë në Bayern deri më 2027, me klubin që është pajtuar t’i paguajë Burnleyt gati 12 milionë euro në formë kompensimi.
Craig Bellamy, asistenti i Kompanyt te Burnley, nuk do ta shoqërojë belgun në Allianz Arena por Floribert Ngalula dhe Bram Geers do të jenë pjesë e stafit të tij.
Craig Bellamy, asistenti i Kompanyt te Burnley, nuk do ta shoqërojë belgun në Allianz Arena por Floribert Ngalula dhe Bram Geers do të jenë pjesë e stafit të tij.
Bayerni kishte synuar drejtuesin e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonson, ish-menaxherin e tyre Julian Nagelsmann, i cili aktualisht drejton Gjermaninë, dhe trajnerin austriak Ralf Rangnick pas vendimit të tyre për t’u ndarë me Tuchelin, por treshja e kishte refuzuar punën.
Kompany, 38-vjeç, ka ndërtuar një reputacion të mirë si menaxher gjatë kohës së tij në Anderlecht dhe Burnley.
Fitues i katërfishtë i Premier Leagues si lojtar i Manchester Cityt, Kompany u bë kryetrajner i Anderlechtit më 2020 pas një periudhe si lojtar-menaxher, para se të kalonte në Turf Moor.