
Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me marihuanë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 3.9 gram.
Sipas raportit policor, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.