Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, GJKKO vendos arrest shtëpie për gruan e tij

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, GJKKO vendos arrest shtëpie për gruan e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar sot (10 shkurt) nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës.

Masa “arrest me burg” mësohet se është kërkuar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila po e heton kryebashkiakun në lidhje me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe fshehje parash.

Veliaj u filmua duke dalë i shoqëruar nga ambientet e bashkisë së kryeqytetit.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po ashtu pranoi masën arrest shtëpie për bashkëshorten e kryetarit, Ajola Xoxa, raporton rtsh.

Share This