Arrestohet i dyshuari serb për krime lufte në Istog

Arrestohet i dyshuari serb për krime lufte në Istog

Është arrestuar i dyshuari i nacionalitetit serb,  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’.

“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Share This