Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ferizaj

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ferizaj

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë për vrasjen në një dasmë në Bibajt të Ferizajt.

IPK njofton se edhe i dyshuari i dytë është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar”, thuhet në njoftim.

“Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Share This