Arrestohet asamblisti i VV-së, Sfeçla: Refuzoi të paguante hyrjen në shesh
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sfeçla, ka raportuar se policia ka arrestuar sonte në Prishtinë Arianit Beqirin, asamblist i Vetëvendosjes dhe ish-asistent i kryeministrit Albin Kurti.
Sveçla ka thënë se Beqiri është arrestuar sepse ka refuzuar të bëjë pagesën për të hyrë në hapësirën publike ku po shfaqet ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Tutje ai ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për uzurpimin e hapësirave publike, raporton rtk.
“Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.
Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”, ka shkruar Gëzim Sfeçla në Facebook.