
Arrestohen trembëdhjetë persona me urdhër tё gjykatës
Drejtoria Rajonale e Policisё së Kosovë nё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё njofton se, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 13 persona.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisё së Kosovë nё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, nga data 01.01.2025 deri më 31.01.2025, kanё realizuar urdhrat e gjykatёs ndaj personave tё kërkuar, duke arrestuar trembёdhjetё persona tё dyshuar.
“Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, shtatё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa gjashtё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe, pasi kanё bёrё pagesën e dënimit, janё liruar”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente.