
Arrestohen pesë persona në Kaçanik, dy prej tyre serbë – tentuan të vjedhin artarinë
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Kaçanik, tre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Serbisë, nën dyshimet se po tentonin të thyenin deritaren e një artarie, shkruan Reporteri.net.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin e vendit dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, si: shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet i mprehtë (skalpër), si dhe doreza.
Poashtu Policia bën të ditur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve janë gjetur edhe çelësat e një veture të tipit VW Caddy me targa vendore, e cila ishte e parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë
Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë: M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç), të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “Tentim vjedhje e rëndë”.
Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas kosovarë: L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç), të cilët janë shoqëruar në stacion policor.


