Arrestohen edhe dy persona të tjerë lidhur me përleshjen në veri

Arrestohen edhe dy persona të tjerë lidhur me përleshjen në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të tjerë lidhur me përleshjen që ka ndodhur më 6 mars 2025, rreth orës 21:00, në Mitrovicën Veriore.

Fillimisht, katër persona u shoqëruan në stacionin policor si të dyshuar. Pas verifikimeve, tre prej tyre u liruan, pasi u konstatua se nuk kishin lidhje me rastin, ndërsa njëri prej tyre u intervistua si i dyshuar dhe u lirua më pas në procedurë të rregullt.

Personat e lënduar nga përleshja kërkuan ndihmë mjekësore dhe janë kontaktuar autoritetet përkatëse. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet dhe ka identifikuar tre persona të tjerë të përfshirë në rast. Dy prej tyre janë shoqëruar në stacion, janë intervistuar dhe liruar, ndërsa një tjetër person mbetet ende në kërkim për t’u intervistuar nga policia.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të dhunës dhe thekson se çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet me seriozitet të plotë. Ajo u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo incident përmes linjave zyrtare të komunikimit me policinë.

Share This