Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramidale
Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Prizren, për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz pa ligjshëm.
Siç thuhet në raportin ditor të policisë, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ I PALIGJSHËM Rr. 2 Korriku, Prizren 22.11.2024 – 00:15. Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm”.