Arrestohen 10 persona në një kafiteri në Suharekë, u kapën duke luajtur bixhoz

Arrestohen 10 persona në një kafiteri në Suharekë, u kapën duke luajtur bixhoz

Dhjetë persona janë arrestuar  mbrëmë në Suharekë, pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar lojëra bixhozi të paligjshëm.

Lajmin për reporterin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se  pas arrestimit të të dyshuarve janë sekuestruar dëshmitë të cilat dyshohet se janë përdorur apo ndërlidhen me veprën penale.

Dhjetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 28.02.2025, rreth orës 21:40 përmes rrugëve operative policia ka pranuar informatën se në një kafiteri në Suharekë janë duke organizuar lojra bixhozi të paligjshëm. Pas marrjes se këtij informacioni dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, Sektori i Hetimeve Rajonale nga Prizreni i është përgjigjur kësaj informate dhe kanë arritur nê këtë lokacion, janë futur brenda dhe aty kane hasur 10 persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kane qenë duke lujatur bixhoz në bazë të provave të gjetura në vend ngjarje.

Të dyshuarit pasi janë legjitimuar dhe kontrolluar janë sjell në polici në Prizren për procedura të me tutjeshme, gjithashtu janë sekuestruar deshmit të cilat dyshohet se janë përdorur apo ndërlidhen me veprën penale. Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokateve mbrojtës. Për të gjitha veprimet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të 10 (dhjetë) të dyshuarve për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.

Share This