Arrestimi i Metës me urdhër të SPAK-ut, reagon ish-ambasadorja e BE: Nuk ka të paprekshëm
Ish-ambasadorja e Bashkimin Evropian (BE), Romana Vlahutin, ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës me urdhër të SPAK.
Ajo ka deklaruar në një reagim të bërë në rrjetet sociale, se nuk ka të paprekshëm dhe se ky është dhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregulli.
“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, ka shkruar ajo në platformën “X”.