Armëpushimi në Ukrainë, çfarë ranë dakord SHBA dhe Rusia në Riad

Armëpushimi në Ukrainë, çfarë ranë dakord SHBA dhe Rusia në Riad

Takimi midis delegacioneve amerikane dhe ruse në Riad në sfondin e armëpushimit në Ukrainë zgjati për më shumë se 12 orë, ndërsa se të dyja palët u përpoqën të bien dakord për marrëveshje.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë zhvilluan bisedime maratonë në Arabinë Saudite që synonin fillimisht një armëpushim në Detin e Zi përpara një marrëveshjeje më të gjerë armëpushimi në Ukrainë .

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kishte thënë se delegacionet amerikane dhe ruse nuk planifikojnë të nënshkruajnë asnjë dokument pas “konsultimeve” në Riad.

Ekipet nga Moska dhe Uashingtoni kanë ngritur çështjen e lejimit të qarkullimit të lirë të anijeve, megjithëse zona nuk ka qenë vendi i operacioneve intensive ushtarake muajt e fundit.

Kjo ka të bëjë kryesisht me sigurinë e lundrimit,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke vënë në dukje se marrëveshja e vitit 2022 për transportin në Detin e Zi nuk përmbushi premtimet e bëra ndaj Moskës.

Sipas Serhiy Lesenko, një këshilltar i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky, negociatat kishin të bënin me një ndërprerje të mundshme të sulmeve kundër infrastrukturës portuale në Detin e Zi.

“Diskutimi ishte për një armëpushim të ndërsjellë: ne nuk do të sulmojmë instalimet e tyre (ruse) në det dhe lumenj, dhe ata nuk do të sulmojnë instalimet tona, portet e Kherson dhe Mykolaiv, portet e Odesës së Madhe,” tha Lesenko.

Sakaq, presidenti i SHBA, Donald Trump: Po flasim për territorin ukrainas dhe termocentralet

Ne kemi bërë një marrëveshje për tokat e rralla, e cila do të nënshkruhet shumë shpejt. Shtetet e Bashkuara presin të nënshkruajnë një marrëveshje me Ukrainën për qasje në minerale dhe burime natyrore kritike “shumë shpejt“, tha Trump.

Negociatat e së hënës erdhën pasi delegacionet amerikane dhe ukrainase u takuan në Arabinë Saudite, dy ditë më parë. /rtsh/

Share This