Armëpushimi 30-ditor, Trump bisedën telefonike me Zelenskyn

Armëpushimi 30-ditor, Trump bisedën telefonike me Zelenskyn

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë “shumë të mirë dhe produktive” me Volodymyr Zelensky-n, njofton Shtëpia e Bardhë.

Reuters raporton se, Trump shpreson që si Ukraina ashtu edhe Rusia të bien dakord javën e ardhshme për një armëpushim të propozuar 30-ditor.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolyn Levitt, duke folur me gazetarët në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të premten, përsëriti gjithashtu se një takim midis Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin javën e ardhshme në Lindjen e Mesme nuk do të ndodhë, raporton rtsh.

Share This