Armando Broja, prioritet i klubit të njohur anglez
Wolves është duke konsideruar një lëvizje për sulmuesin Armando Broja, e ardhmja e të cilit pritet të definohet këtë muaj.
Broja pritet të largohet në rast që Pochettino jep “dritën e gjelbër” për nënshkrimin me një sulmues, pasi shanset që të luajë do të bëheshin edhe me të ulëta.
Chelsea i sheh Victor Osimhen dhe Evan Ferguson si zgjedhjet afatgjate, mirëpo po konsiderojnë një huazim të Jhon Duran të Aston Villas për pjesën e mbetur të sezonit.
Kësisoj, në rast që arrihet ndonjëra nga marrëveshjet dhe me rikthimin e Nicolas Jackson, shanset që Broja të luajë do të ishin të limituara.
“The Guardian” raporton se situata e sulmuesit ka fituar vëmendjen e disa klubeve. West Ham është admirues që një kohë i gjatë i shqiptarit, mirëpo Wolves së fundmi e ka bërë prioritet.
Trajneri Gary O’Neil e pëlqen Brojën pavarësisht që ka shënuar vetëm dy herë në 17 paraqitje, por ka potencial të jashtëzakonshëm që e dëshmoi sa ishte huazim te Southamptoni në sezonin 2021/22.
Megjithatë, Wolves nuk do të arrijë të kompletojë ndonjë blerje të kartonit të Brojës, mirëpo shpresojnë në huazim me opsion blerje, shkruan nacionale.
Përpos Premierligës, Broja pëlqehet edhe në Serie A nga dy gjigantët italian, Napoli dhe AC Milan.