Armando Broja mund të bëhet “djall”, Milan piketon “bomberin” shqiptar

Armando Broja mund të bëhet “djall”, Milan piketon “bomberin” shqiptar

“La Gazzetta dello Sport” shkruan për klubin e Milanit dhe thekson se kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi tjetër.

“Djajtë” e Milanos kanë në listë dy emra, Ekitike dhe Armando Brojën. Ekitike është jashtë projektit të PSG-së dhe ndodhet në merkato.

Çmimi për ish-lojtarin e Reims është 20 milionë euro, shifër që Milani nuk ka ndërmend ta shpenzojë pa përfunduar transfertat e reja.

Ndryshe është situata për Brojën, të cilin Chelsea mund ta lërë në huazim. Lojtari shqiptar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier League, por marrëdhëniet mes Milanit dhe Chelsea mund të përshpejtojnë operacionin.

Share This