Ardon Jashari refuzon Zvicrën U21
Kapiteni i Luzernit, Ardon Jashari nuk e ka pranuar ftesën e kombëtares së Zvicrës U21.
Mesfushori nuk ishte i përfshirë në listën e Përfaqësueses U21 të Zvicrës për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025”, shkruan lajmi.
“Blick” Jashari ka njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se ai nuk ishte i disponueshëm të luajë kombëtaren për U21.
“Ardon Jashari na ka njoftuar se nuk dëshiron të luaj për ekipin U21 për momentin. Ne e kemi marrë parasysh këtë vendim të tij”, ka shkruar në përgjigjen e federatës zvicerane në pyetjen në lidhje me mungesën e Jasharit.
21-vjeçari ka 7 paraqitje me U21 të Zvicrës, ndërsa ka luajtur edhe Evropianin e këtij viti.
Me ekipin A të Zvicrës, Jashari ka 2 ndeshje të luajtura por këtë vit nuk është ftuar fare nga selektori Murat Yakin.