Ardon Jashari largohet nga Luzern, transferohet në Belgjikë

Ardon Jashari largohet nga Luzern, transferohet në Belgjikë

Futbollisti kosovar, Ardon Jashari do të largohet nga skuadra e Luzernit në fund të sezonit.

Ai karrierën do ta vazhdojë në kampionatin belg të futbollit.

Sipas asaj që raporton gazeta zvicerrane “Blick”, Jashari në verë do të transferohet te skuadra e Club Brugge.

21-vjeçari është kapiten i Luzernit, derisa këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

Share This