Ardit Tahiri bën e madh, transferohet te Dinamo City

Ardit Tahiri bën e madh, transferohet te Dinamo City

Dinamo City është skuadra e re ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi, Ardit Tahiri.

Për transferimin e ish-futbollistit të Dritës ka njoftuar të hënën klubi i Kategorisë Superiore në Shqipëri.

“Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”. 21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim. Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore”, ka njoftuar klubi tiranas.

Share This