
Arbnore Përquku, MVP e xhiros së 17-të
Bashkimi triumfoi ndaj Peja 03 me rezultat 78:89 dhe më meritorja për këtë fitore ishte basketbollistja e Kosovës, Arbnore Përquku me 20 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime.
Gjithashtu në këtë ndeshje kontribut të madh dha edhe basketbollistja, Brooque Williams, e cila kishte 21 pikë, tetë kërcime, shtatë asistime.
Prishtina triumfoi ndaj Penzës me rezultat 73:81, ku lojtaret më e mirë në këtë ndeshje ishin Tiffany Brown me 24 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, e cila u asistua nga vendorja, Besajan Martinaj me 18 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.
Trepça shënoi fitore ndaj Junior 06 Moni Bau në “Sezai Surroi” me rezultat 59:60, ku lojtarja më e dalluar në ketë ndeshje ishte, Vivian Woo e cila grumbulloi 33 pikë, 13 kërcime dhe pesë asistime.
MVP
Arbnore Përquku (KBF Bashkimi) 20 pikë, 12 kërcime, 10 asistime
Top 5
Arbnore Përquku (KBF Bashkimi) 20 pikë, 12 kërcime, 10 asistime
Brooque Williams (KBF Bashkimi) 21 pikë, tetë kërcime, shtatë asistime
Tiffany Brown (KFB Prishtina) 24 pikë, nëntë kërcime, shtatë asistime
Besjana Martinaj (KBF Prishtina) 18 pikë, tetë kërcime, tri asistime
Vivian Woo (KBF Trepça) 33 pikë, 13 kërcime, pesë asistime