Arbnor Muja zgjedh Shqipërinë
Arbnor Muja do të jetë futbollisti më i ri i Kombëtares së Shqipërisë.
Sulmuesi kosovar ishte grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës në muajin mars për dy ndeshjet ndaj Izraelit në udhëtim dhe Andorrës, por nuk u aktivizua për asnjë minutë.
Ai nuk ishte vlerësuar nga ish-trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe mendohet se kjo situatë ka ndikuar Mujën për të zgjedhur Shqipërinë.
Një lajm të tillë e bëri me dije mëngjesin e ditës të sotme “Telegrafi”, i cili ka mësuar ekskluzivisht se lojtari ka vendosur përfundimisht për të përfaqësuar Shqipërinë.
24-vjeçari aktualisht ndodhet në Tiranë ku ka udhëtuar nga Belgjika për tu pajisur me pasaportën shqiptare.
Lojtari i Royal Antëerp do të grumbullohet nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Repulikës Çeke dhe ndaj Polonisë.
Shqipëria e kishte kontaktuar Mujën që nga viti i kaluar, por ai fillimisht dëshironte të luante për Kosovën.