Arbnor Muja: Jemi një grup i vërtetë, goli do të ishte “qershia mbi tortë”
Shqipëria fitoi me shifrat 3-0 ndaj Çekisë duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024.
Pas kësaj sfide në emisionin “Kuqezi” foli Arbnor Muja. Sulmuesi theksoi se i erdhi keq për golin e anuluar megjithatë shtoi se rëndësi për të ka suksesi i kombëtares.
Goli i anuluar? “I lumtur për fitoren se vuajtëm shumë, goli do të ishte qershia mbi tortë, por prapë jam i lumtur. Ka qenë një fantastik për mua duke luajtur edhe në Champion League, për kombëtaren falenderoj stafin dhe grupin se ndjehem si në shtëpi dhe prandaj përformoj mirë. Jemi një grup i vërtetë dhe kam liri të shprehem.
Kur u anulua goli shkova te arbitrit dhe pyeta edhe stolin nëse ishte offside, u ndjva pak i zhgënjyer por fituam 3-0 dhe pak rëndësi ka”, u shpreh Muja.