Arbitri polak ndan drejtësinë në ndeshjen Viktoria Plzen-Ballkani
Ballkani të enjten mbrëma nis aventurën e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të ndeshet me Viktoria Plzen, në një duel që pritet të sjellë sfidë interesante.
Tashmë UEFA ka deleguar gjyqtarët për këtë përballje, të cilët janë nga Polonia.
Damian Sylwestrzak do të jetë arbitri kryesor bashkë me asistentët e tij Bartosz Heinig dhe Adam Karaseëicz ndërsa Wojciech Myc është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
Ndeshja mes Viktoria Plzen dhe Ballkanit fillon në orën 21:00.