Arbitri i shpëton jetën futbollistit në ndeshjen Bayern-Mainz
Momente frike gjatë Bayern-Mainz, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës.
Në fakt, pak pas gjysmë ore lojë, Josuha Guilavogui mbeti pa ndjenja në fushë pas një përplasje të ashpër me gjurin e shokut të tij të skuadrës Caci.
Patrick Ittrich, arbitri i ndeshjes, e kuptoi menjëherë peshën e situatës dhe ndërhyri.
Ish-mesfushori i Wolfsburgut, në fakt, mesa duket i kishte rënë të fikët në fushë dhe kishte mbetur i shtrirë. Arbitri më pas vrapoi drejt tij, duke e kthyer anash dhe duke i nxjerrë gjuhën për të mos u mbytur.
Një reagim që në fakt i shpëtoi jetën Guilavoguit, i cili e mori veten pas pak sekondash duke u larguar nga fusha në këmbë.