Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit prek finalen e madhe të Kupës së Kroacisë
Goli i sulmuesit kroat, Sandro Kulenoviq, e ka vendosur derbin e zjarrtë të Kroacisë ndërmjet Hajdukut të Splitit dhe Dinamos së Zagrebit.
Dinamo fitoi në udhëtim me rezultatin 1:0, dhe ka avancuar në finale të Kupës së Kroacisë.
Goli i fitores u shënua në minutën e 15-të.
Emir Sahiti luajti në tërë pjesën e dytë te vendësit, kurse Arbër Hoxha te mysafirët u inkuadrua në minutën e 77-të.
Dinamo në finale do të luajë ndaj Rijekës, që fitoi 1:0 po ashtu në udhëtim te Lokomotiva e Zagrebit të mërkurën.
Rijeka, Dinamo dhe Hajduku po luftojnë edhe për titull kampioni në Kroaci.