Araujo: Kjo humbje është goditje e rëndë për ne

Araujo: Kjo humbje është goditje e rëndë për ne

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka thënë se disfata nga Athletic Bilbao është e rëndë për skuadrën e tij.

Barcelona mbrëmë u mund nga Bilbao (4-2), duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Araujo e pranon se humbja ndaj Bilbaos është e rëndë, por ai kërkon nga skuadra e tij të vazhdojë të ‘luftojë’ edhe në dy frontet e mbetura, La Liga dhe Liga e Kampionëve.

“Kjo humbje është një goditje e rëndë për neve, por kanë mbetur edhe dy tituj. Duhet të vazhdojmë që të luftojmë”, ka thënë Araujo.

Share This