Arabia Saudite ëndërron Zidane-n
Arabia Saudite dhe Roberto Mancini duket se janë afër ‘divorcit’.
Pas barazimi ndaj Bahreinit (0-0) dhe humbja ndaj Japonisë (0-2) në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, sipas medieve të huaja, tashmë Federata e Futbollit të Arabisë Saudite është në kërkim të pasuesit të Mancinit.
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thuhet se është dëshira e krerëve të Arabisë Saudite.
Sipas ‘Il Corriere della Sera’, strategu francez ka refuzuar të gjitha ofertat që i janë paraqitur pas largimit të tij nga Real Madrid në vitin 2021.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, siç raportohet, shumë shpejtë do të kontaktojnë Zidanen, derisa opsion për trajner të këtij shteti është edhe Herve Renard.