Apo i frikësohet Calhanoglu Di Maria-s?
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, në prag të ndeshjes kundër Benfica-s, ka folur edhe për Angel Di Maria, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e Juventusit.
Interi dhe Benfica do të ndeshen të martën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Calhanoglu thotë se skuadra e tij, duhet të jetë e kujdesshme ndaj Di Maria-s, sepse sipas tij, argjentinasi ka cilësi dhe përvojë të madhe ndërkombëtare.
“Është i ngjashme me Berardin, duhet të jemi të kujdesshëm. Di Maria ka cilësi dhe përvojë të madhe. Por nuk është vetëm ai, ka edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka theksuar Calhanoglu.
Reprezentuesi turk beson se “Interi do të bëjë paraqitje të mirë në duel me Benfican”.