Antwerpi i Arbnor Mujës një ndeshje larg kualifikimit në grupet e Ligës së Kampionëve
Royal Antwerp është pranë kualifikimit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, pas fitores minimale ndaj AEK Athens.
Kampioni i Belgjikës triumfoi në ndeshjen e parë të raundit të play-off me rezultat minimal 1:0.
Edhe pse me një lojtar më pak në mbi 40 minuta, skuadra vendase arriti ta ruajë rezultatin deri në fund.
Golin e vetëm e realizoi Vincent Janssen me një goditje nga afërsia pas një asistimi fantastik të Arthur Vermeeren (16’).
Sidoqoftë, gjërat u vështirësuan në momentin kur Francois Letexier u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje mjaftë të rrezikshme.
Sulmuesi që duket se e ka lënë Kosovën për Shqipërinë, Arbnor Muja u inkuadrua në minutën e 71-të dhe bëri disa driblime por që nuk kishte ndonjë mundësi shënimi.
Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në Greqi, aty ku edhe do të vuloset nëse Muja me shokë do të luajnë në Ligën e Kampionëve. /nacionale/