Ankand me fanellat e dy legjendave

Ankand me fanellat e dy legjendave

Fanellat e Michael Jordan dhe Kobe Bryant të veshura në kampionatin e NBA-së, pikërisht në ndeshjen e parë të tyre, janë bërë pjesë e një ankandi.

Vlera fillestare e tyre është mbi 20 milionë dollarë. Kobe Bryant e kishte veshur këtë fanellë kur luante me Los Angeles Lakers nga sezoni i tij fillestar 1996-1997.

Pra me këtë fanellë ai bëri debutimin në një fushë të NBA, si në parasezon ashtu edhe në sezonin e rregullt.

Ajo fanellë do t’ju kujtojë të gjithëve artin që bëri Kobe në fushën e basketbollit gjatë karrierës së tij.

Pranë fanellës së Kobe ndodhet e ekspozuar edhe fanella e Michael Jordanit, e skuadrës Chicago Bulls e sezonit, 1984-1985, e veshur dhe e nënshkruar për debutimin e tij në parasezon dhe sezonin e rregullt.

Kjo fanellë iu ngjall të gjithë apasionuarve të basketbollit një ndjenjë të nivelit të lartë të kujtimit të përjetësimit të momenteve të mrekullueshme e të rralla të lojës së Jordan në fushën e basketbollit.

Share This