Anglia në finale e madhe të Botërorit, mposht Australinë
Anglia është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror, pasi të mërkurën mposhti Australinë, me rezultat 3-1, në gjysmëfinalen e luajtur në Sidnej.
Dueli mes Australisë dhe Anglisë, ka dhuruar një sfidë interesante me aksion dhe raste të mira si dhe katër gola të shënuara.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve është mbyllur me epërsinë e skuadrës angleze prej 0-1.
E.Tonne në minutën e 36-të zhbllokojë lojën duke kaluar Anglinë në avantazh minimal, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë të lojës, Australia përmes Kerr (63’), barazoi shifrat në 1-1.
Megjithatë, anglezet shpejtë e rikthyen epërsinë me golin e Hemp (71’), derisa Russo (86’), i dha goditjen e nokautit Australisë, duke shënuar golin e tretë për Anglinë.
Anglia në finalen e madhe të këtij Botërori do të ndeshet me Spanjën.